Kuzhinieri i njohur i Elbasanit merr titullin “Mjeshtër”

0

Në ambjentet e qendrës së formimit profesional “Sali Çeka” u dekorua ditën e sotme me titullin “Mjeshtër” shefi i kuzhinës së kësaj shkolle Naim Bashmili. Këtë titull arriti ta marri mbi kontributin e madh që ai ka në fushën e kulinarisë dhe për përcjelljen e përvojës së pasur tek profesionistët e rinj. Ky titull iu dha nga presidenti i shefit të kuzhines së dhomës kombetare të zejtarisë, Ereshat Duku .

Bashmili shprehet mjaft i emocionuar për këtë vlerësim që i është bërë duke thënë se pavarësisht kuzhinës moderne dhe risive që ajo sjell nuk duhet harruar kurrë kuzhina e shijshme tradicionale.

Për kryetarin e bashkisë Gledjan LLatjan ky titull është një nder i madh për Elbasanin dhe se kontributi i çmuar që shef Bashmili ka dhënë tek përgatitja e brezave të ri është një tregues i qartë i kësaj merite.

Qendra e formimit profesional Sali Çeka përgatit prej vitesh studentë të fushave të ndryshme profesionale ku edhe njëra prej tyre është dhe përgatitja në kuzhinë.

infowebtv.com