Punëtori aksidentohet në Shëngjin, mbetet i dëmtuar rëndë

0

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar sot në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, në një kantier ndërtimi.

Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës dhe punëtori ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, ai ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Lezhës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë nga subjekti ndërtues.