Punimet në Tiranë-Durrës/ ARRSH njofton shoferët: Deri në orët e para të mëngjesit, fluks i shtuar

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që rrugën interurbane Tiranë -Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi.

Si pasojë, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.

ARRSH këshillon që shoferët të përdorin aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave.

Njoftimi i policisë:

Ju informojmë se, në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, ARRSH mbas orës 20:00 deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi për mirëmbajtjen e rrugës.

Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu