Duke filluar nga mesnata e sotme, segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri te Materniteti i ri do të hapet për qarkullimin e mjeteve.
Në këtë mënyrë hapet një tjetër segment i Unazës së Re, të cilin do ta inspektojë Ministrja Belinda Balluku ditën e sotme.
Postimi i ARRSH
Përshëndetje!
Duke nisur nga mesnata e sotme, hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës, pjesa nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri. Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet e realizuara në këto lote.