Punonjësit e Bashkisë Fier mbajnë 1 minutë heshtje për humbjen e jetës së vogëlushit 8 vjeçar

0

Edhe punonjësit e Bashkisë Fier kanë mbajtur një minutë heshtje para godinës në solidaritet për humbjen e jetës së 8 vjeçarit, Mateo Vasiu.

Ata kanë mbajtur në duar qirinj dhe i kanë vënë para derës së institucionit.

Ngjarja e rëndë ku 8 vjeçari u vra me lopatë nga 38 vjeçari Klodian Çalamani dhe më pas u gropos në oborr të shtëpisë, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Reagime të ashpra ka pasur dhe në rrjet ku qarkullojnë fotot e monstrës që i dha fund jetës së vogëlushit, ku njerëzit kërkojnë jo vetëm dënim me burg të përjetshëm por edhe varjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu