Pushime në shoqërinë e familjes, Rama filmohet në fshatin turistik në jug të Shqipërisë

0

Jemi në muajin më të nxehtë të vitit, kur pushues vendas dhe të huaj zgjedhin jugun për të kaluar këto ditë ‘përvëluese’.

Edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur pikërisht fshatin e mrekullueshëm të Vunosë për të shijuar pushimet me familjarë dhe të afërm.

Kreu i qeverisë është filmuar në një prej kafeve më të famshme të këtij fshati turistik, teksa shihet nën shoqërinë e bashkëshortes dhe të afërmve të tij.

Ajo çka nuk mund të kalohet pa u vënë re është trafiku i rënduar në këtë aks rrugor, Dhërmi-Himarë. Radhën kilometrike të automjeteve mund ta shihni edhe në pamjet e meposhtme.

Pritet që ky trafik do të jetë deri në fund të muajit gusht ku dhe nisin të ikin pushuesit e parë nga Vlora.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu