Pushohen nga puna pa arsye/ Punonjësit e dy HEC-eve në protestë

0

 

Punonjës nga dy HEC-et Ulëz dhe Shkopet kanë protestuar ditën e sotme për largimin nga puna të disa specialistëve.

Sipas tyre drejtuesit kane vepruar në kundërshtim me ligjin në hece duke transferuar punonjësit nga profileve të kundërta gjë që pritet të krijohen probleme të mëvonshme.

Punonjësit janë të vendosur në vijimin e protestave deri në greve urie nese drejtuesit e heceve nuk rikthejneë punonjesit në punë.

Janë mekanike dhe elektriçiste të cilet pa asnjë arsye janë larguar nga puna. Ata kanë denocuar drejtuesit për veprime të paligjshme duke dëmtuar dhe familjet e tyre nga që do mbeten të papune.

“Unë jam punonjëse prej 32 vitesh. Në janar na është bërë njoftimi për t’u hequr nga puna. Na kalun në repart si punonjës të thjeshtë. Tani na thonë që të largohemi krejt nga puna. Ky është qëllimi i protestës sonë. Ne nuk e lëmë do vazhdojmë me grevë urie deri në flijim. Sepse majmë familjet me këtë punë. Kemi tokat e përmbytura në ujë. I bëj thirrje pronarit që të vijë dhe ta shohi këtë problem që na ka kap si zonë”, tha një nga ish-punonjëset.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu