Puthi në buzë futbollisten, FIFA pezullon 9 muaj Rubiales! Çështja ndaj kreut të federatës spanjolle vijon

0

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është pezulluar nga FIFA për një periudhë fillestare prej 90 ditësh. Kjo për shkak të puthjes në buzë të futbollisten Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së medaljeve pas finales së Kupës së Botës për femra.

Puthi në buzë futbollisten, FIFA pezullon 9 muaj Rubiales! Çështja ndaj kreut të federatës spanjolle vijonPresidenti Rubiales teksa puth futbollisten

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është pezulluar nga FIFA për një periudhë fillestare prej 90 ditësh. Kjo për shkak të puthjes në buzë të futbollisten Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së medaljeve pas finales së Kupës së Botës për femra.

FIFA thotë se ia ka komunikuar vendimin e saj Luis Rubiales, federatës spanjolle të futbollit dhe shoqatës evropiane të futbollit (UEFA). Konfederata Botërore e Futbollit shton se nuk do të komentojë asnjë masë disiplinore derisa të përfundojë procedura kundër Rubiales.

Kujtojmë se vetë futbollistja Hermoso dha një deklaratë duke mohuar pretendimet e Rubiales se puthja ishte konsensuale. Federata spanjolle e futbollit kishte thënë se do të ndërmerrte veprime ligjore lidhur me komentet e Hermoso.

Rubiales kishte refuzuar të jepte dorëheqjen, duke thënë se “po ndodh një vrasje sociale” dhe se ai “do të luftojë deri në fund”.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është pezulluar nga FIFA. Ky vendim vjen pasi Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në Sydney.

Të paktën 81 femra kishin thënë se nuk do të luanin për kombëtaren ndërkohë që Rubiales ishte ende në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu