Putin bisedë telefonike me Xi Jinping: Marrëdhënia jonë, e paprecedentë

0

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jinping janë zotuar të “ruajnë sigurinë dhe interesat e të dyja palëve”, ndërsa të dy bashkë përshëndetën miqësinë e tyre mes tensioneve në rritje me “forcat ndërkombëtare”.

Udhëheqësit botërorë zhvilluan një telefonatë mes kritikave në rritje nga Perëndimi, vetëm disa ditë pasi ministrat e jashtëm të G7 diskutuan sulmet e Moskës kundër Ukrainës dhe goditjet e Pekinit në Hong Kong dhe Xinjiang. Putin përshëndeti marrëdhëniet ‘model’ të Rusisë me Kinën dhe konfirmoi se do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

“Të dyja palët deklaruan se marrëdhënia kishte arritur një nivel të lartë të paprecedentë. Marrëdhëniet Kinë-Rusi i kanë rezistuar të gjitha llojeve të provave të rrepta dhe po tregojnë dinamizëm dhe vitalitet të ri”, tha agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.

Marrë nga dailymail.co.uk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu