RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe e dashura e tij, gjimnaste Alina Kabaeva do të bëhen prindër. “Mirror” shkruan se Putin do të bëhet me ‘fëmijë lufte’ në moshën 69-vjeçare dhe se Kabaeva është në pritje të një vajze. E njëjta media shkruan se Presidenti nuk është shprehur shumë entuziast për shtatzëninë e të dashurës.
“Kam mjaft fëmijë, dhe kam pasur mjaft vajza shumë kohë më pare,”- raportohet të ketë thënë ai kur ka mësuar për pritjen e ëmbël të gjimnastes.
Jeta private e Putinit është e mbuluar me fshehtësi dhe nuk dihet saktësisht se sa fëmijë ka ai. Vajzat e tij më të njohura janë akademikja e biznesmenja Maria Vorotsova, 37 vjeç dhe shkencëtarja e ish-balerina Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, të dyja të ardhura në jetë nga martesa e Putin me gruan e parë.
Të dyja janë sanksionuar nga perëndimi që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt.
Një gazetë gjermane tha se Tikhonovas iu ndërprenë edhe fluturimet që bënte për një trajtim kozmetik “lifting vampir”, që riinjekton gjakun e pacientit për të ndaluar rrudhat.
Në mars 2015, u pretendua se Kabaeva lindi një djalë në një klinikë VIP në Zvicër, dhe në vitin 2019 u raportua se kishte sjellë në jetë binjakë në Moskë. Por një gjinekolog zvicerano-rus i tha shtypit zviceran në vitin 2022 se në të dy rsastet e raportuara, gjimanstja ka sjellë në jetë dy djem, që nënëkupton se Putin me të dashurën e tij ka dy fëmijë, 7 dhe 3 vjeç.