Putin i kërcënoi hapur, reagon NATO: Presim me krah hapur Suedinë dhe Finlandën

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nëse Suedia dhe Finlanda duan të bëhen pjesë e aleancës do të priten krah hapur. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference për shtyp me presidenten e Eurodhomës Roberta Metsola.

“Ne kemi punuar me këto vende për vite me radhë, e dimë se forcat e tyre kanë standarde të NATO-s, ne kemi kryer shumë misione së bashku dhe pres që procesi të jetë i shpejtë pasi të kryhen formalitetet. Jam i sigurt se ne do të gjejmë marrëveshje sigurie në periudhën e ndërmjetme derisa zgjedhja e tyre të ratifikohet”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu