Imazhe të tmerrshme janë shfaqur kohët e fundit në Voznesenks, pas sulmit nga forcat ruse. Një vagon plot me trupa të veshur me uniforma ruse dhe pamjet që sulmojnë shtëpi, janë të gjitha skena të tmerrshme dëshmojnë rezistencë e ashpër nga ukrainasit.
Voznesensk, i themeluar nga Perandoresha Katerina e Madhe në 1795, u bombardua dy herë në fillim të marsit dhe konsiderohet strategjik për forcat ruse për shkak të urës mbi lumin South Bug dhe afërsisë së termocentralit bërthamor. Është gjithashtu një mënyrë për të sulmuar portin kryesor ukrainas të Odessa nga prapa, raporton Blic.
Me rreth 34,000 banorë, qyteti u ofroi rezistencë të ashpër forcave pushtuese ruse dhe është ende në duart e Ukrainës. Kur Voznesensk u sulmua në fillim të marsit, ndërsa forcat ruse marshuan mbi Nikolaev pas kapjes së Khersonit, Wall Street Journal e përshkroi qytetin si “një nga rrugët më vendimtare në luftë”.
Qyteti u sulmua për herë të parë më 2 mars, kur tanket ruse hynë në Voznesensk gjatë natës. Por, përballë rezistencës së fortë, rusët u tërhoqën. Ata lanë pas gjithsej 30 automjete, përfshirë tanke, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se 100 ushtarë rusë u vranë dhe 10 u kapën. Gjithashtu thuhet se gjatë konfliktit janë vrarë 12 civilë, ndërsa humbje kanë pësuar edhe forcat ukrainase. Në marshimin e tyre drejt asaj fortese, rusët ndoshta menduan se do të gjenin pak rezistencë në qytet, gjë që doli të ishte e gabuar.
“Beteja epike”
“Jutarnji list” shkruan se përplasja në Voznesensk ishte një “betejë epike”, një nga disfatat më të egra të forcave ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Një avancim i shpejtë rus përmes atij qyteti jugor të rëndësishëm strategjik do të demonstronte aftësitë e tyre ushtarake dhe do të priste linjat e komunikimit të Ukrainës por në vend të kësaj beteja dyditore për Voznesensk, detajet e së cilës vetëm tani po dalin në dritë, u kthye kundër sulmuesve.
Rusia nuk e ka publikuar numrin e fundit të viktimave pasi pranoi se kishte 498 të vdekur më 2 mars, para betejës për Voznesensk.