Presidenti rus Vladimir Putin ka komunikuar përmes telefonit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, të cilit i tha se Kievi po përpiqet të bllokojë bisedimet e paqes me Rusinë. BBC shkruan se Putin është shprehur se Moska është ende e interesuar për vazhdimin e negociatave.
“Ne kemi vënë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të vonojë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më joreale,”- thuhet më tej.
“Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet e njohura të saj,”- bëhet me dije të ketë thënë Putin.