Pyetjet më të gabuara që duhet t’i shmangni patjetër në një intervistë pune

0

Një intervistë pune është një makth i përjetuar me emocione të gabuara.Kështu që fjalët tuaja duhet të jenë të përzgjedhura mirë.Pasiguria është disavantazhi juaj më i madh.Personi përballë jush duhet të krijojë një përshtypje të kënaqshme në mënyrë që të përballeni me një përgjigje të mirë. Gjuha juaj e trupit dhe përgjigjet e shpejta tregojnë më shumë nga ç’mendoni prandaj, mbani shënime dhe mësoni si t’i lini pa fjalë në intervistën e radhës!

1. “A mund të më thuash pak më shumë për kompaninë?”

Çfarë do të thotë kjo? Që ti nuk ke shpenzuar disa minuta nga koha jote për të mësuar rreth vendit ku pretendon të punosh?! Mendimi i parë që i vjen punëdhënësit është se nuk je konkurrent i denjë duke qenë se nuk ke treguar mjaftueshëm interes për kompaninë. Nëse doni të dini më shumë, pyesni për gjëra më specifike, duke i lënë të kuptojë personit përballë që ju keni bërë kërkimet tuaja dhe e keni marrë seriozisht këtë intervistë.

2. “Sa do paguhem?”

S’ka asnjë problem të dish vlerën e punës tënde, por mos u nxito. Kjo pyetje është diçka që duhet shmangur në intervistën e parë, ose të paktën prisni derisa t’ju informojnë vetë.

3. “Më fal, jam vonë”

Gafë e tmerrshme! Si mund të shkosh vonë në një intervistë pune? Çfarë do të mendojë për ty intervistuesi nëse pa nisur ende punë ti je me vonesë? Kompanive ju duhen njerëz korrektë dhe të përpiktë, prandaj trego që je i/e tillë.

4. “Ish-shefi im ishte…”

Askush s’do të dëgjojë për ish-shefin tënd, prandaj shmangi krahasimet. Mund të filsni pak për kompaninë ku punonit, por kaq. Tregohuni diplomat.

5. “S’e kam bërë kurrë më parë këtë punë.”

Pasiguritë dhe frikërat mbaji për vete. Gjatë intervistës përpiqu të tregosh se je gati ta bësh punën që do të jepet dhe se ke vullnet për të mësuar gjëra të reja.

6. “Jo, s’kam asnjë pyetje!”

Ndërveprimi është një plus për ju. Do të lini shije të mirë, prandaj dëgjoni me vëmendje dhe pyesni.

 

Burimi: Bright Side

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu