90-vjeçari i pret rrugën ambulancës,shkakton aksidentin e tmerrshëm

0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e njohur me emrin Springburn, në Skoci rreth orës 9:30, në mëngjesin e të shtunës, ku një automjet është përplasur me një autoamblancë.

Videoja e aksidentit që po qarkullon në internet tregon pamjen e ambulancës e cila po ecte me sirena dhe drita ndezur për një urgjencë, kur në atë moment, një automjet tjetër i cili drejtohej nga një 90-vjeçar është kthyer për tu furnizuar me karburant në një stacion aty pranë, dhe i ka bllokuar rrugën ambulancës.

Në këtë moment drejtuesi i ambulancës është përpjekur ta shmangë por mjeti është përplasur fillimisht në një shtyllë e më pas në mur.

Në vendngjarje ka arritur menjëherë ndihma e shpejtë dhe fatmirësisht nuk ka patur lëndime seioze.
90-vjeçari që po drejtonte mjetit që shkaktoi aksidentin u akuzua për shkelje të rregullores rrugore.

Zëdhënësi i Shërbimit të Ambulancës në Skoci ka thënë se ambulanca e përfshiirë në aksidentin shokues rrugor iste nisur drejt një urgjence dhe në momentin e përplasjes nuk ndodhej askush tjetër veç drejtuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu