Në orët e para të mbrëmjes së sotme, duket se qarkullimi në Tiranë është kthyer në një “mission të pamundur” për t’u kaluar nga drejtuesit e automjeteve.
Siç shihet në pamjet e siguruara më poshtë nga një prej qytetarëve, janë krijuar rradhë kilometrike duke bblokuar tërësisht qarkullimin, madje edhe në raste emergjence, nuk mund të krijohet mundësia as për autoambulancën që të ketë mundësi të kalojë.
Mendohet se shkak mund të jetë keqmenaxhimi i trafikut nga ana e policëve rrugorë për shkak të pranisë së madhe të autmojeteve dhe si pasojë e motit të keq që gjatë ditës së sotme ka përfshirë kryeqytetin.