Një 20-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Next”.
Gjejson Noka u vu në pranga pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik.
Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Ky shtetas ka kundërshtuar për kryerjen e kontrollit fizik, punonjësit e Policisë, të cilët i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.