8 /Qarqet e vendit me vdekjet më të larta se lindjet

0

Gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim të numrit të popullsisë në shumicën e qarqeve të vendit.

Tendenca negative është përkeqësuar nga pandemia Covid-19, ku nga 12 qarqe gjithsej vetëm në katër prej tyre shtesa natyrore e popullsisë ishte më rritje (lindjet më të larta se vdekjet) ndërsa në 8 të tjera vdekjet ishin më të larta se lindjet.

Sipas të dhënave të INSTAT Tirana ishte qarku me shtesën më të lartë natyrore të popullsisë me 2020, ku numri i lindjeve ishte 2258 persona më i lartë se i vdekjeve. Ndërsa në krahun tjetër Korça ishte qarku që shënoi rënien më të madhe të shtesës natyrore të popullsisë, ku numri i vdekjeve gjatë vitit 2020 ishte 883 më i lartë se i lindjeve.

Tirana, Dibra, Durrësi dhe Kukësi ishin të vetmet në vend me rritje natyrorë të popullsisë, ndërsa Elbasani, Lezha, Berati, Gjirokastra, Shkodra, Vlora, Fieri dhe Korça që të gjitha shënuan rënie natyrore të popullsisë më 2020.

Shtesa natyrore e popullsisë po përkeqësohet vit pas viti, por pandemia Covid-19 e përkeqësoi edhe më tej gjatë vitit 2020, pasi vdekjet në shkallë vendi u rriten me rreth 26%, teksa lindjet shënuan rënie me 1.7%.

Në vitin 2011, Shqipëria ishte një vend ku kishte më shumë burra se sa gra. Kjo tashmë ka ndryshuar në vitin 2019, pasi në Shqipëri raporti gjinor qëndron në 99,8 burra për çdo 100 gra.

Sipas projeksioneve të përditësuara, raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra. Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha medianë e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031. Ky proces i plakjes shoqërohet me rritjen e shpejtë të koeficientit të varësisë të te moshuarve nga rreth 20,5 të moshuar për 100 persona në moshë pune në vitin 2019, në rreth 35,0 të moshuar për çdo 100 persona në moshë pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu