Që thoni ju, Loredana dhe Mozzik paskan në plan një tjetër bebush!

0

Që thoni ju, Loredana dhe Mozzik paskan në plan një tjetër bebush!

Loredana dhe Mozzik po mendojnë sërish për të ardhmen së bashku dhe këtë na e tregoi vetë reperja me foton e fundit në Instagram.

Ajo publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, të cilat sigurisht nuk i vijnë më.

Pikërisht kjo këpucë e vogël e ka bërë Lorin t”i lindë sërish dëshira për të pasur një tjetër dëshirë.

“Dua një bebush të dytë”- ka shkruar reperja krahas postimit që po bën tashmë xhiron e rrjetit.

Pse jo, mund të kemi së shpejti lajme të bukura nga ajo dhe Mozzik.

Loredana dhe Mozzik kanë disa muaj që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, por këtë fakt nuk e kanë pranuar ende me gojën e tyre. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai dhe sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana. Ata i shijuan në maksimum këto ditë relaksi dhe nuk ngurruan të ndanin foto në rrjete sociale.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin. Nuk e pranojnë rikthimin me gojën e tyre, por e kanë pranuar me qindra herë me vepra, siç ishte edehe kjo e fundit, kur Lori shprehu dëshirën për bebush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu