I filmon me dron, policia arreston 9 shoferë dhe vendos 3,088 gjoba

0

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë vijojnë kontrollet me mjete të pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si “njolla të zeza”.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3088 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, nga këto:

834 masa administrative për parakalime të gabuara.

748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

29 masa për shkelje të semaforit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu