Qëllohet me armë 24-vjeçari shqiptar në Selanik

0

GREQI- Një 24-vjeçar me origjinë shqiptarë është qëlluar mbrëmjen e sotme në Selanik me një plumb në bark. Raportohet se 24-vjeçaril, Ronaldo Pecaku është dërguar në spitalin AHEPA i lënduar rëndë.

Sipas mediave greke, autori ka ndjekur me motor 24-vjeçarin në Egnatia Odos dhe e ka qëlluar pak para se të arrinin në rrugën me pagesë të Oreokastros. I plagosuri ka arritur të ecë drejt kabinës së pagesës, dhe më pas është rrëzuar. Punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve, Pecaku është një person me precedentë penalë, i cili ishte dënuar për vjedhje dhe është liruar nga burgu një muaj më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu