Qëllohet me armë ndaj makinës, ja kush ishte shënjestra. Emri

0

Mbrëmjen e së martës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë ku në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica, 25 vjeç.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorit të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu