Qëllohet me armë zjarri një person. (EMRI)

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në autostradë në fshatin Gjorm në Kurbin, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Fax News raporton se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që mësohet se ka lënë spitalin pak orë më parë.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Vasil Rama (Çela), rreth 40 vjeç dhe është qëlluar në një mbikalim pranë fshatit Fushë-Gjorm.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që është i lënduari është plagosur në dorën e majte. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

Policia sakaq nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu