Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali, në gjendje kritike për jetën – emri dhe foto

0

Itali, 9 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin Fontaniva, ku një shtetas shqiptar është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Viktima është identifikuar si 59-vjeçari Fatos Cenaj. Fillimisht, disa kalimtarë dhe shoferë kanë vërejtur trupin e tij të shtrirë në tokë pranë biçikletës dhe kanë menduar se bëhej fjalë për një aksident. Por pas mbërritjes së ndihmës së shpejtë, mjekët kanë konstatuar një plagë të rëndë në kokë, e shkaktuar nga një plumb.

Cenaj është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri tani nuk ka të dhëna për autorin apo autorët e dyshuar. Autoritetet po verifikojnë edhe kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar përgjegjësit.