Qëlloi disa herë me thikë fqinjin në mes të lokalit, arrestohet pas 4 ditësh autori

0

Katër ditë pasi masakroi fqinjin në Kavajë, policia ka vënë në pranga autorin Rizan Aliu. Video e momentit kur Aliu godet me thikë duke e masakruar Besnik Çelmetën bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa familja e të plagosurit akuzoi policinë se e mbrojti autorin e ngjarjes.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili publikoi pamjet e ngjarjes së rëndë. Në pamje shihet momenti kur Rizan Aliu qëllon me thikë Besnik Çelmetën. Në mesazhin e dërguar tek ish-kryeministrit nga nipi i të plagosurit, thuhet se policia nuk reagon pasi efektivët e policisë janë miq me agresorin dhe shpeshherë janë parë të pinë kafe në ambientet e lokalit të tij.

Qytetari goditet me thike ne Kavaje! Narkopolicia asnje veprim.Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sbMirmbrema Jetoj në Gjermani dhe punoj si Mësues Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thik nga një kriminel që quhet Rizan Aliu . I cili ka ushtruar ne itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje ne kavaj . Ju lutem shifeni vidjon dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e kavajes nuk ben asnje gjë . Personi esht par ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 20. September 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu