Qëlloi lojtaren me shpullë dhe u përjashtua përgjithmonë nga sporti, reagon trajneri: Ma kërkoi vetë!

0

Ka reaguar për mediat trajneri Romeo Xega pasi FSHV i ka hequr licencën për shkak të shpullës që iu dha dy volejbollisteve.

“2 nga lojtarët e mia kanë kërkuar profesor nuk po reagojmë dot, jemi jo mirë psikologjikisht, jemi në finale. Përmbledhja në atë 2 sekondw, tregon një veprim jo të hijshëm në sport, lojtarja më kërkoi një shpullë profesor që të shkundem dhe pa asnjë veprim të keq, për të krijuar këtë incident, mori përmasa që nuk di si ta shpreh.

Realisht për syrin e një njeriu normal është e ekzagjeruar, por ajo hyn në normalitetin e një finaleje. Është si një lloj , i krahasojmë vajzat si çunat, kemi një raport shumë të afërt, si fëmijët, deri më sot mund të quhet rasti i parë që ndodh kjo gjë. Nuk jemi as të parët dhe as të fundi”, tha trajneri.
Ai e ka komentuar vendimin e FSHV si të nxituar e ku ka njoftuar se do e apelojë.

“Sa i përket vendimit, është i nxituar për shumë arsye. Nuk mund të marrësh një vendim pa mbledhur një bord drejtues, protokolli zyrtar i ndeshjesh, çdo arbitër raportin dhe shënohet, ndeshja ka përfunduar me rregulla. Kur mblidhet një komision, merret një vendim, thirret sportisti, prindërit dhe drejtuesi i ekipit. Do e apelojmë, kemi argumentuar këto pika”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu