Qëlloi me armë drejt automjetit të ish-deputetit Armando Prenga, arrestohet autori

0

Arrestohet autori i dyshuar ndaj atentatit të ish-deputetit të PS-së, Armando Prenga. Ngjarja ndodhi në maj të vitit të kaluar, ku 30-vjeçari Fatbardh Ismaili, qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte ish-deputeti.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu