Qëlloi me armë pas sherrit për parkimin, ky është i riu që shkaktoi panik në Vlorë (EMRI)

0

Aurel Licaj është 30-vjeçari i cili qëlloi me armë në zonën e plazhit pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, gjatë një konflikti për vendet e parkimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ku Licaj nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër.

Turistët që u bënë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, kanë filmuar momentin dhe kanë dërguar në redaksinë e Top Channel një foto ky duket ky shtetas me armë në dorë, ndërsa një burrë tjetër përpiqet të qetësojë situatën dhe e mban atë nga krahu.

Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi. Shtatë persona janë shoqëruar në komisariat. Policia arrestoi pak minuta më pas një të dyshuar si të përfshirë në konflikt, ndërsa autori vijon të jetë në arrati.