Qëlloi me armë zjarri taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh 32-vjeçari

0

Policia e Tiranës ka arrestuar Franci Canaj, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një personi në muajin prill.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në rrugën e Dibrës, në Tiranë, ku një konflikt banal për parkimin degjeneroi në përdorimin e armës.

32-vjeçari Franci Canaj, pas një konflikti për motive të dobëta me 29-vjeçarin Gerald Hoxha, i cili punonte si taksist, nxori armën dhe qëlloi në drejtim të këtij të fundit. 29-vjeçari u plagos në këmbë dhe u transportua me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën