Qëlloi pa dashje shokun me armë gjahu! Ky është autori i dyshuar i vrasjes në Bulqizë (Foto)

0

Mbrëmjen e djeshme klodian Kola kishte dalë për gjah me Elidon Bashën 22-vjeç. Rreth orës 23:30 ai ka qëlluar pa dashje të riun.

Ky i fundit është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por ka humbur jetën rrugës si pasojë e plagëve të marra. Kola tashmë është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që uniformat blu vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

Dy të rinj ishin miq edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë familjarët e viktimës kanë mbushur rrjetin me dedikime prekëse për humbjen e të dashurit të tyre në moshë mjaft të re.


Elidon Basha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu