Qëlloi për vdekje me thikë vëllain e tij, jepet vendimi për Florian Tonuzin

0

Dibër, arrest me burg për vëllain vrasës në Maqellarë.

26 vjeçari Florian Tonuzi i cili me 29 Prill vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël Benard Tonuzin ka dalë këtë të hënë para gjykatës e cila ka vendosur arrest me burg. Mësohet se e vemtja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Mbrëmjen e 29 Prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël, i cili edhe pae u dërgua në spital nuk mundi të mbijetonte. Florian Tonuzi u arrestua një ditë më pas nga policia teksa ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Me gjithë tentativën për tu larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu