Qëlluan me breshëri plumbash drejt lokalit në Shkodër, identifikohen 4 autorët

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një lokali në fshatin Dobraç. Nga të shtënat nuk pati të lënduar. Policia ka njoftuar ditën e sotme se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarje. Në njoftimin e policisë thuhet se janë shpallur në kërkim shtetasit: Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj. Ndërkohë ende nuk ka informacione për motivin se përse është qëlluar në drejtim të lokalit në pronësi të punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri.

Njoftimi i policisë:

Shkodër
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.
Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu