“Qen, këtu të kam”/ Meta KËRCËNON kreun e SPAK, Altin Dumanin: Mbaje mend çfarë kam për të të punuar

0

Ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kërcënime të rënda ndaj tre prokurorëve gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, ku ishin të pranishëm prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Seanca ishte e tensionuar, me Meta që përdori tone të ashpra dhe fjalë ofenduese, duke e cilësuar kreun e SPAK si “Dum duman” dhe “Qen”.

Ai madje iu drejtua prokurorit me kërcënimin e kapjes së veshit dhe shprehjen “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.

Pavarësisht fyerjeve, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e tjerë që ishin prezentë ruajtën qetësinë dhe nuk reaguan ndaj ofendimeve të Metës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu