Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas parashikimit, edhe nesër vendi do të ketë të motit të paqendrueshëm dhe do të ketë mbizotërim të vranësirave. Gjithashtu, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa dëbora për shkak të rënies së temperaturave do të përfshijë edhe lartësi deri kodrinore më e theksuar në veri.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare, ndërsa përgatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të focohet kryesisht pasdite dhe mbrëmje deri e vrullshme. Duke shkaktuar kështu valëzim të forcës 4 ballë. Temperaturat parashikohen të variojnë në zona malore -1 deri 7°C; në zona e ulëta 3 deri 12°C; ndërsa në zona bregdetare 5 deri 13°C.