Qenushi bën 4- vjeç/Juristja fton 70 të persona në datëlindje

0

Juristja Eglantina Troplini ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” së bashku me qenushen e saj Edi, me të cilën ajo nuk arrin të ndahet dot.

Troplini tha se që në momentin që ajo e ka marrë Edin, është bërë mami i saj dhe nuk mund të qëndrojë dot pa të. E pyetur se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo i ka bërë qenushes së saj juristja tha se ka qenë festa e ditëlindjes së saj e cila ishte një festë sikurse bëhet për fëmijët dhe kishte plot 70 të ftuar.

Dhurata më e shtrenjtë, nëse do quhet e shtrenjtë, është pikërisht 4 vjetori i saj ku ka pasur 70 të ftuar dhe kuptohet që shpenzimi ishte i konsiderueshëm e madje edhe atë e kam kthyer në një mjet donacioni  ku dhuratat e të ftuarve kaluan për kafshët e rrugës.

Unë ftova një vullnetare aso kohe dhe siç kam në ardhur dhuratat për Edin, i kaluan zonjës e cila merrej me kafshët e  rrugës. Ky ka qenë shpenzimi më i madh, i organizova një ditëlindje që u mundova ta bëjë sa më argëtuese, sikurse festohet për fëmijët”,-tha Eglantina Troplini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu