Banorët e fshatit Qerret në Njësinë Administrative Labinot Mal vijojnë të përballen me mungesën e rrugëve dhe ujit të pijshëm, një problem i pazgjidhur prej më shumë se 40 vitesh. Rruga e vetme e fshatit nuk ka marrë kurrë investime, duke vështirësuar jetesën e banorëve.
Ata shprehen të zhgënjyer nga pushteti vendor dhe deputetët e qarkut, të cilët, sipas tyre, shfaqen vetëm gjatë fushatave elektorale për të kërkuar vota, por më pas i harrojnë premtimet e dhëna.
Të lodhur nga pritja dhe indiferenca institucionale, ata kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet e tyre jetike./Infoweb Media