Qeveria amerikane e pranon: Po analizojmë 650 raste UFO-sh (VIDEO)

0

SHBA- Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave “Fenomene Ajrore të Paidentifikuara”, të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, drejtor i Zyrës së Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive tha se numri i rasteve ishte rritur ndjeshëm pasi në fillim të këtij viti kishte vetëm 350 raste për t’u analizuar.

“Nga këto 650 raste ne u kemi dhënë përparësi rreth gjysmës së tyre që kanë vlera anormale interesante” – tha Kirkpatrick.

Ai u tregoi ligjvënësve se si zyra e tij po ndihmon Pentagonin dhe komunitetin e inteligjencës për të identifikuar teknologjitë e huaja në zhvillim. Ata ndihmuan edhe në identifikimin e balonës së mbikëqyrjes në lartësi të madhe të Kinës që fluturoi mbi hapësirën ajrore të SHBA në shkurt.

Në raportimin para kongresmenëve amerikanë ai tregoi dy raste të deklasifikuara, njëra e zgjidhur dhe tjetra e pazgjidhur. Videoja e parë tregon një rruzull të vogël që fluturon në ekranin e kamerës së një droni MQ-9 në Lindjen e Mesme në vitin 2022. Kamera e dronit ndoqi objektin teksa lëvizte nëpër qiell duke hyrë dhe dalë nga ekrani.

Kirkpatrick shpjegoi se ky rast ishte i pazgjidhur sepse nuk kishte prova të tjera përtej videos. “Do të jetë praktikisht e pamundur të identifikohet plotësisht vetëm bazuar në atë video,” – tha ai, duke shtuar se shpresa ishte se ndërsa mblidheshin më shumë të dhëna për këto episode.

Video e dytë vinte nga Azia Jugore në fillim të këtij viti. Një objekt fluturues u fiksua nga dy drone MQ-9 dukej që kishte një gjurmë shtytëse pas tij. Kirkpatrick tha se fillimisht besohej se ishte UFO, por pas analizimit u zbulua se ai ishte një “imazh hije”.

Ligjvënësit amerikanë po i bëjnë presion Pentagonit për të zgjidhur pamjet e pashpjegueshme. Kirkpatrick përsëriti edhe një herë se nuk ka ende asnjë provë të paraqitjes së jetës jashtëtokësore.

“Nga kërkimet tona, nuk ka asnjë provë të besueshme deri më tani të aktivitetit jashtëtokësor, teknologjisë jashtë botës ose objekteve që kundërshtojnë ligjet e njohura të fizikës”- tha Kirkpatrick.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu