Qeveria ka miratuar vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke përcaktuar një koeficient prej 6.4% që do të përdoret në llogaritjen e pensioneve të reja.
Ky mekanizëm synon përditësimin e vlerës së pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, në mënyrë që masa fillestare e pensionit të reflektojë kushtet aktuale ekonomike në vend.
Indeksimi do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë për të gjitha pensionet që do të lindin si e drejtë duke nisur nga 1 janari 2026.
Vendimi rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara. Nëpërmjet këtij procesi, pagat e viteve të mëparshme rivlerësohen me koeficientë akumulativë, me qëllim ruajtjen e vlerës së kontributeve përballë inflacionit dhe ndryshimeve në pagën mesatare.
Sa i përket kufizimeve, përcaktohet se baza e vlerësuar, edhe pas indeksimit, nuk do të jetë e pakufizuar. Për periudhën 1994–2001, ajo nuk mund të kalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi, ndërsa për kontributet pas vitit 2002, kufiri lidhet me pagën maksimale në shkallë vendi, sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore.
Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e skemës dhe përllogaritjen e përfitimeve për çdo qytetar që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





