“Qeverisja e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore 1939-1944”- Gjet Ndoj promovon librin historik në Elbasan

0

Në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani ” në Elbasan , u promovua libri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944”, i historianit dhe ish-drejtorit të Arkivit të Shqipërisë, Gjet Ndoj.

Të pranishëm ishin figura akademike të qytetit dhe jo vetëm.Periudha gjatë viteve 1939-1944 është e përmbledhur në më shumë se 600 faqe të librit .

Libri sjell dokumente të pabotuara ndonjëherë që ndriçojnë rolin e nacionalistëve mitrovicas në ribërjen e Shqipërisë dhe zgjerimin e kufijve të saj. Një nga bazat kryesore për të shkruar këtë libër autori thotë se e ka patur nga arkivi qendror i shtetit ku vite me parë ai ka qenë edhe drejtues i saj.

Të pranishmit në promovim vlerësuan krijimtarinë voluminoze të historianit Ndoj, pasi sjell fakte dhe detaje mbi luftën e dytë botërore të papublikuara.Më tej shkon me analizën e tij historiani Roland Gjini teksa thekson se autori Ndoj hedh ide dhe përfundime të cilat nuk shkojnë paralel me historinë e publikuar.

Gjet Ndoj është autor i disa librave me tematikë historike e publicistike si: “E vërteta mbi shqiptarët ” Udha e shqiptareve, Gjeopolitika, Sistemi rrugor dhe Qytetërimi” Gjin Marku dhe Lufta” “Antologji Historike, Themele të ruajtura të një shtëpie europiane të shembur” “Arkivat shqiptare” etj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu