Dhjetëra makina të bllokuara, paralizohet trafiku në Prrenjas-Qafë Thanë dhe Skuraj-Burrel

0

Në Prrenjas – Qafë Thanë, kalimi është bërë thuajse i pamundur për shkak të reshjeve intensive të borës. Policia që ndodhet në zonë, po ndalon kalimin e makinave që nuk kaën goma dimri duke u kërkuar të vendosin zinxhirë.

Duke përfituar nga kjo situatë, shitësit ambulantë janë duke shitur zinxhirë deri në 100 mijë lekë të vjetra, apo tre herë më shtrenjtë nga sa kushtojnë normalisht.

Pre disa orësh, qarkullimi është bllokuar edhe në aksin Skuraj-Burrel, ku dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara në dëborë.

Shoferët i kanë bërë thirrje firmës kontraktore të ndërhyjë për pastrimin e rrugës.

Po ashtu, edhe në këtë aks janë vënë re makina të shumta pa zinxhirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu