Qindra mbështetës të Erdoganit festojnë brenda Hagia Sophia (VIDEO)

0

Qindra mbështetës të Rexhep Tajip Erdogan  u mblodhën të dielën mbrëma (28/5) në Hagia Sophia për të festuar fitoren e tij në zgjedhje, sipas Sabah turk.

Në fakt, sfida është gati të zyrtarizohet pasi stafi elektoral i Tayyip Erdogan ka planifikuar për të hënën në mëngjes (29/5) vizitën e tij në Hagia Sophia, e cila tani funksionon edhe si xhami, për të falur namazin . Eventi pritet të kombinohet edhe me një festë të madhe nga ana e mbështetësve të tij.

Sipas 99,3% të votave të numëruara, Erdogan mori 52,09% dhe Kilicdaroglu 47,91%.

Kemal Kilicdaroglu mbizotëroi në Stamboll, Izmir, Edrene, bregdetin turk dhe Turqinë lindore.

Edhe pse sot në Stamboll ishte një ditë me shi, mbështetësit e Erdoganit dolën në rrugë për të festuar me flamuj dhe këngë, një humor që mbizotëroi gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Vetë Erdogan në daljen e tij të parë pas rezultatit zgjedhor u shfaq para mbështetësve të tij me një këngë. “Sot është një ditë e madhe. Me respekt të rezultatit zgjedhor dhe mes dy festave fetare, ne festuam një ditë demokracie për të ardhmen e popullit dhe të fëmijëve tanë. Ne do të jemi të denjë për besimin tuaj. Ne i përkasim Turqisë dhe Turqia na përket neve. Fituesi i vetëm është Turqia. Dhe në 14 maj dhe 28 maj fitues ishte populli ynë”, tha Erdogan dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në fushatën zgjedhore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu