Kiara Tito bën postimin e papritur kundrejt gojëve të liga: “U ndamë prapë!”

0

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”.

Pas daljes së tij nga shtëpia kanë nisur gjithashtu aludimet se lidhja mes tij dhe Kiara Titos ka përfunduar. Ata kanë postuar mjaft shpesh, duke i përbuzur këto gënjeshtra. Së fundmi, Kiara ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me Luizin, duke vendosur si mbishkrim:

Duke qenë se tani Luizi është mjaft aktiv në rrjetin e tij personal në Instagram e së fundmi ai vendosi të hapte një video live në atë platformë. Aty ishin të pranishëm personat më të Luizit dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte prezenca e partneres së tij, Kiara Tito. Çifti ishin më pranë se kurrë njëri-tjetrit dhe zhvilluan batuta nga më të ndryshmet. Doni të dini suksesin e radhës që arriti artisti? Mbi 100 mijë veta ishin duke e parë në kohë reale, gjë që ndodh shumë rrallë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu