Qindra tifozë të Valencias në protestë te portat e klubit: “Lim shko në shtëpi”

0

Menaxhimi i Peter Lim, mungesa e nënshkrimeve dhe largimi i Gatusso, arsyet e një demonstrate përmasat e të cilës vështirë të parashikohen

SPANJE – Valencia po përjeton momente shumë të trazuara. Kriza sportive ka acaruar krizën sociale dhe protestat janë shumëfishuar. Në një ditë të destinuar për të festuar një nënshkrim të minutës së fundit, tifozët kanë shpërthyer dhe janë mbledhur në portat e stadiumit Mestalla për të treguar qëndrimin e tyre kundër menaxhimit të Peter Lim, aksionerit kryesor të klubit.

Gati 200 tifozë të Valencias kanë protestuar me thirrje dhe pankarta me sloganin “Lim shko në shtëpi” në portën e klubit, shumë pranë stadiumit Mestalla. Thirrjet janë rritur në temperaturë dhe janë drejtuar edhe për Layhoon Chan dhe Miguel Ángel Corona, presidente dhe drejtor sportiv i klubit.

Për momentin protestat po zhvillohen pa zënka, por ka gjasa që ato të përshkallëzohen dhe numri i fansave të rritet më tepër. Situata në klub është përkeqësuar ditët e fundit. Humbja në Valladolid e ka çuar ekipin në pikën e rënies dhe ka gjeneruar tension të jashtëzakonshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu