“Si në mesjetë”/ Në fshatin Papër të Elbasanit mbi 25 familje pa drita prej 3 ditësh (Mesazhi banorit)

0

Elbasan – Në fshatin Papër të Elbasanit prej 3 ditësh mbi 25 familje jetojnë pa energji elektrike.

Një banor i lagjes “Damba 1” në Papër, ankohet se lagjja ku ai jeton, prej tre ditësh jeton pa furnizim me energji elektrike dhe pa ujë.

  • Mesazhi i Banorit: “Përshëndetje! Prej 3 ditësh në lagjen “Damba 1” në Papër të Elbasanit, mbi 25 familje jetojnë pa energji elektrike. Këtu është djegur një transformator pak kohë më parë dhe vendosën të ri, mirëpo sërish dispiçeria e Elbasanit na thonë se ju është djegur sërish transformatori dhe prisni se do ju vijë një i ri nga Tirana. Po ne jemi me fëmijë, me prindërit të moshuar, si mund të jetojmë si në mesjetë? Ju lutem publikojeni! – shprehet banori./ Infoweb/Media 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu