Qytetarët braktisin festën e “Birra Korça’

0

U trumbetua me të madhe, por sot sheshi ishte bosh.

Festa e Birrës Korça organizohet për çdo vit në qytetin e serenatave.

Më herët bashkia Korçë ka bërë publike rregullat mbi të cilat funksionon pjesëmarrja në Festën e Birrës 2023.

Në shesh jenë gjithsej 222 tavolina në zonën me rezervime, përballë skenës ku artistët do të performojnë. Në këtë zonë do të ofrohet shërbim në tavolinë, ndërsa ata që nuk preferojnë të rezervojnë tavolinë, do të kenë në dispozicion gjithë hapësirën tjetër që do të jetë falas.

Hyrja për në koncertet e datave 16 dhe 17 ishte falas, ndërsa për tri netët e tjera do të shiten bileta. Fëmijët deri në 14 vjeç do të mund të shkojnë me prindërit pa paguar.

Por pikërisht sonte kur koncerti ishte me bileta, sheshi ishte i boshatisur dhe i shkretë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Infoweb Media, nata e sotme është një dështim total i festës.

Gjatë ditës së sotme u publikuan edhe lajme sipas të cilave qytetarët u larguan nga festa pasi nuk u shërbye birrë. Kështu festën e birrës duket se e ‘kapi’ vetë birra! Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu