Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme do të mbahen protesta në shumë qytete të vendit, paralelisht me atë të Tiranës.
I pari qytet që ka nisur protestën ka qenë Lezha. Në ditën e tretë të protestës në këtë qark, tubimi është zhvendosur në kryqëzimin e Zejmenit.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër në orën 10:00, ndërsa protesta pritet të zgjasë për rreth një orë. Gjate këtyre ditëve rreth 25 protestues janë ndaluar nga policia për proteste te pa ligjshme dhe bllokim te rrugëve.