Qytetarët evropianë kundër BE-së: Kundërshtojnë çeljen e negociatave për Shqipërinë

0

Para pak ditësh Bashkimi Evropian çeli zyrtarisht negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht “PRO”-së nga qeveritë evropiane, qytetarët e vendeve anëtare nuk ndajnë të njëjtin mendim. Sipas medias austriake “Die Presse” qytetarët e Austrisë nuk janë dakord me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ndryshe nga kancelari Federal Karl Nehammer.

Sipas një sondazhi të fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) më korrik, vetëm 20% e austriakëve janë dakord me pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në prill kjo vlerë ishte 26%.

Ndërkohë në rastin e Shqipërisë, miratimi për anëtarësim në BE ra nga 35 në 14 për qind.

Një shumicë e qartë kundërshton zgjerimin e BE-së për të përfshirë këto vende, me të cilat negociatat për anëtarësim kanë nisur pas vonesave të gjata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu