Qytetarët flasin ku do t’i kalojnë pushimet verore

0

Jemi në stinën e verës dhe pushimet e sezonit kanë filluar. Kjo e favorizuar edhe nga teperaturat e larta të ditëve të fundit, që kanë shtyrë qytetarët t’i drejtohen plazheve dhe ambjenteve relaksuese. Përfshirë këtu pishinat, plazhet, pyjet por edhe qytete të largëta që bashkë me familjen ata shijojnë disa ditë ndryshe.

Por jo të gjithë kanë mundësi t’i kalojnë këto pushime larg shtëpisë. Mungesa e të ardhurave dhe ekonomia e dobët për shumë qytetarë kthehet në pamundësi për të kryer pushime.

Por ka edhe të tjerë që pohojnë se kanë mjaftueshëm të ardhura për të kaluar disa ditë ndryshe, larg me njerëzit e dashur.

Sezoni turistik i cënuar një vit më parë nga pandemia pritet që këtë vit të jetë më mirë, duke qenë se dhe covid-19 po shkon drejt zhdukjes.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu