“Qytetarët janë të zemëruar, presin ditën e votimit”/ Boçi: Duan që Rama të ikë një orë e më parë, unë se dëgjoj më fare…
Nënkryetari i partisë Demokratike, Luciano Boçi i ftuar në studion e Fax News reagoi për “suksesin” e sistemit të drejtësisë , duke thënë se qytetarët enden para dyerve të gjykatave për ceshtjet e tyre të pagjidhura.
Sipas tij kjo është një gënjeshtër e kryeministrit sepse të ballafaqosh faktet me deklaratat e Ramës është mospërputhje realiteti.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Raporti për Shqipërinë tregon progres, duket se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është vlerësuar ju përfaqësuesit bëni kritika?
Boçi: Ne nuk e kritikojmë sistemin e drejtësisë, por janë qytetarët ata që kanë kundërshtime ndaj sistemit të drejtësisë sepse enden para dyerve të gjykatave të pazgjidhura për çështjet e tyre. Të mos harrojmë se në gjykatën e lartë ka vendime të pazgjidhura.
Pyetje: Pse ky sukses?
Boçi: Artikulojmë pas suksesi dhe nëse doni sukses dhe nëse quhet lirimi i Alqi Bllakos jam edhe unë dakord me ju, nëse ju e quani sukses mos dërgimin e çështjes në SPAK për çështjen e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës për të cilin une e kam vertetuar me fakte se ka vepra korruptive, atehere ju e quani sukses. Në qoftë se e quani sukses mosveprimin e SPAK-ut për shembjen e teatrit. Nëse suksesi ka këtë pamje, le ta gëzojmë këtë sukses dhe ta bashkojmë me sukseset e tjera të qeverisë dhe t’ju dhurojmë një buqetë me lule për këto suksese.
Nëse shkojmë në votim, qytetarët më kanë shprehur vendimin e tyre, janë të zemëruar dhe të revoltuar, presin ditën e votimit, është e thjeshtë. Edhe një pjesë e madhe nuk e pret fare ditën e votimit, por ka kërkesa të vazhdueshme për të rrëzuar Ramën një orë më parë dhe duan zgjedhje politike, nuk duan zgjedhje lokale. Kryeministri është piktor dhe mund të thotë shumë gjëra, në fakt ka thënë se do të ngremë edhe satelitët, por në fund përfundojnë në marrëveshje për përdorimin e satelitëve.
Diferencat mes asaj që thotë kryeministri dhe asaj që bën janë aq të mëdha sa kam filluar të mos e dëgjoj fare. Të ballafaqosh faktet me atë që thotë kryeministri mua më duket mos përputhje me realitetin, është shmangie realiteti. Kur thuhet që me 140 euro jeton i lumtur është absurde.