“Qytetarët kanë përmbushur detyrën”,ja si shprehen Juri Kim dhe Soreca

0

Kemi udhëtuar në të gjithë vendin. Jemi shumë të lumtur që kemi parë pjesmarrje te lartë në votime. Kjo tregon që qytetarëve iu intereson vendi i tyre. Janë raportuar disa incidente dhe tashmë është përgjegjësi e autoriteteve për hetimet. Sikurse jeni në dijeni i kemi bërë thirrje prokurorëve që ti shkojnë deri në fund. Qytetarët i kanë përmbushur detyrën e tyre, tashmë autoritete të bëjnë detyrën. Kandidatët duhet të pranojnë rezultatin, të pranojnë vendimin e popullit.

 

Soreca: Kam shumë kënaqësi sot që kemi shkuar në vende të ndryshme në Shqipëri së bashku me mikeshën time. Mua personalisht më pëlqen shumë kur bisedoj me qytetarët e Shqipërisë. Në fakt votimi ka ecur kryesisht mirë pa probleme, pavarësisht disa incidenteve që do hetohen. Pas votimit ju lutem prisni me durim rezultatin dhe respektojeni atë. Tashmë që në po flasim kemi të dërguarit tanë në të gjithë Shqipërinë që po ndjekin procesin dhe ju lutem votoni për të ardhmen e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu